Standard Uk

Shqipëria shkruan historinë me kualifikimin për në finalet e Euro 2016

 

Shqipëria kualifikohet për në Kampionatin Europian , për herë të parë në historinë e saj , pas fitores 3-0 kundër Armenisë.
Skuadra e Gianni De Biasit mori tri pikët dhe kaluan Danimarkën , e cila ishtë pushim , dhe u kualifikuan të dytët pas Portugalisë në Grupin I.
Rezultati u zhbllokua nga autogoli i Kamo Hovhannisyan , e më pas u dyfishuar nga Berat Xhimshiti në mesin e pjesës së parë.

Armando Sadiku , që u fut si zëvendësues , vulosi rezultatin në momentet e fundit të lojës , dhe në këtë mënyrë Shqipëria siguroi një vend në histori. Shqipëeria renditet e 32-ta në renditjen zyrtare të FiFA.

 

Shqipëtarët janë 1 nga 4 ekipet qe kualifikohen për herë të parë në ketë turne , së bashku me Uellsin , Irlandën e Veriut dhe Islandën.
Kampionati Europian është luajtur tradicionalisht me 16 skuadra , por UEFA e zgjeroi kompeticionin e Francës me 24 skuadra.
Danimarka , e cila është shpallur kampione Europe në 1992, ka akoma shance në fazën play-off.