Taulant Xhaka

Lindur më : 28 Mars 1991 (25 vjec) Bazel , Zvicër

Gjatësia : 1,72 m

Pesha : 72 kg

Ekipi :  Basel

Roli : mbrojtës , mesfushor

 Këmba e preferuar : e djathta

Intervista:

  • Si ndiheni për faktin qe Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të luajë në Kampionatin Europian, ‘’Francë 2016’’?

 Së pari , u realizua ëndrra ime e fëmijërisë. Për të dy ne , mua dhe vëllait tim , I cili është pjesë e ekipit kombëtar të Zvicrës. Ne jemi të nderuar dhe krenarë.

  • Kjo është pjesmarrja e parë për ekipin e Shqipërisë , në Kampionatin Europian. Çfarë mendimi keni për këtë mundësi historike?

 Ne kemi shkruar historinë , me këtë kualifikim. Askush nuk e besoi këtë fakt. Por ne ja dolëm dhe i gëzuam dhe I bëmë krenarë të gjithë shqiptarët kudo nëpër botë.

  • Kur i keni patur fillesat me futbollin? Kur keni filluar të luani si futbollist profesionist?

Kam nisur të luaj që 6 vjec, së bashku me vëllain. Që në fillim ne ndoqëm ëndrrën për tu bërë futbollistë profesionistë. Ishim vetëm 17 vjec kur luajtëm në ekipin e parë të FC Basel.

  • Çfarë këshille do ju jepje lojtarëve të rinj shqiptarë?

 E di që ka shumë lojtarë të talentuar në Shqipëri. Por fatkeqësisht talenti nuk mjafton. Duhet të punosh fort , të kesh formë të mirë dhe të kesh fat. Duhet të investosh gjithcka për tu bërë lojtar dhe duhet të heqësh dorë nga shumë gjëra.

  • Kush janë pritshmëritë dhe qëllimet tuaja personale për Kampionatin Europian 2016 ?

 Shpresoj shumë të fitojmë kampionatin, por e di që duhet një performanë klasi për ta arritur atë.