De Biasi, nesër konferencë për shtyp

Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka shpallur sot zyrtarisht listën me 23 futbollistë që do të jenë në finalet e Kampionatit Europian “Francë 2016”. Nuk janë përzgjedhur nga trajneri,katër futbollistë nga lista paraprake e shpallur më 22 maj. Ata kanë qenë, Berat Xhimshiti, Amir Rrahmani, Milot Rashica dhe Herolind Shala. Trajneri do ti përgjigjet interest të medias në lidhje me zgjedhjet e tij, për futbollistët që do të luajnë në Francë 2016. Konferenca do të zhvillohet si zakonsht në orën 12.00, në sallën e konferencave të kompleksit sportive në Bad Waltersdorf.