Lajme

23 Qer 2016

Kuqezinjtë festojnë me tifozët në shesh

Kombëtares shqiptare të futbollit iu rezervua një pritje e veçantë nga tifozët në “Fan Zone” të ngritur në Sheshin Nënë Tereza në kryeqytet, ku lojtarët u pritën si heronj teksa u ngjitën në podium. Ekipi Kombëtar iu drejtua “Fan Zone” menjëherë pasi la Kryeministrinë dhe u pritën në shesh me brohoritje dhe falënderime nga qindra tifozë të mbledhur aty. Edhe gjatë festës lojtarët dhanë nga një mesazh të shkurtër për të gjithë fansat e pranishëm aty. Kapiteni Lorik Cana ...
Lexo më tepër...

Delegacioni kuqezi pritet nga Kryeministri Rama

23 Qer
Pas kryerjes së procedurave për pasaportat diplomatike në Ministrinë e Punëve të Jashtme, autobusi i hapur kuqezi, ju drejtua Kryeministrisë, ku u pritën nga kreu i qeverisë, Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla. Pasi falënderoi kryeministrin për mbështetjen, skuadrën për arritjen dhe tifozët për spektaklin në tribuna, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, shprehu besim për të ardhmen e Kombëtares. “Është një ditë e veçantë, ditë historike dhe shumë e bukur, e kthimit nga një ...
0 komente

Intervista

Konferenca, Agoli dhe Cikalleshi: Jemi gati!

Kapiteni i dy ndeshjeve në Europianin Francë 2016, Ansi Agolli dhe sulmuesi Sokol Cikalleshi kanë dalë sot në konferencën për shtyp, të programuar në orën 17.10. Përbëllë mediave të interesuara, të dy futbollistët kanë treguar dëshirën e madhe për të vazhduar edhe më rrugëtimin për në “Euro 2016”. I pari ka folur përpara mediave Ansi Agolli dhe I është përgjigjur pyetjes në lidhje me aktivizimin e tij si kapiten: “Kapiteni i skuadrës tonë është Loriku. Ai është një lider. Dua ta falënderoj sepse pavarësisht se nuk luajti ...
Lexo më tepër...

Rezidenca kuq e zi

Elegancë dhe qetësi

Në zemër të bregut Pink Granite dhe përballë Arkipelagut të Shtatë Ishujve , L’Agapa është vendi i parë dhe kryesor ku cdo gjë bëhet për ti dhënë prioritet magjisë së peisazhit : dekori bimor , plazhet e bukura ranore , rezervat natyrore dhe vendi i mbrojtur për zogjtw detarw.

Një ish hotel në vitet 1930, L’Agapa dhe dy vilat që e rrethojnë , La Desirade dhe L’Eden Roc, unifikohen në prestigj , elegancë, harmoni dhe ekuilibër.

Arkitektura e hotelit ështe e frymëzuar nga pasuria e mjedisit të Breton – një përzierje e stërkalave të detit dhe granitit rozë- dhe me materiale moderne si xhami dhe celiku. Dekori artistic dhe stili bashkëkohor janë thurrur me elegancën, dekorin dhe të shoqëruara me teknologji të reja të avancuara.

Prioritetet e L’Agapo qëndrojnë në cilësinë e shërbimit dhe mikpritjen e miqve , sigurimin e komoditetit dhe mirëqënies dhe të gjitha të theksuara mbi aspektin njerëzor.

Zona perreth

Zbulime dhe Vërtetësi

Zhytuni në zemrën e bregut Pink Granite , i cili ju ofron një panorame detare të mrekullueshme dhe të mahnitshme , ecje dhe vizita surprizë.

Perross-Guirec , është një vend natyror i mbrojtur me bukuri të rralla, që zbulon peisazhin sublim dhe të mrekullueshëm. Shëmbinjtë graniti ngjyrë rozë , të gdhendur nga era dhe dallgët , kufizojnë tokën dhe detin. Shijojini keto pamje nga ‘Sentier des Douaniers’ ( shtegu I doganierëve). Trashigimia fetare do t’ju drejtojë drejt tempullit të Notre-Dame de la Clarte, kishës Saint-Jacques dhe vendit të lutjeve Saint-Guirec.

Disa vende të tjera do t’ju tërheqin vemendjen… Ploumanac është një tjetër vend natyror , bëni një ndalesë në ‘maison du littoral’’ për të shijuar florën , faunën dhe gjeologjinë. Arkipelagu I Shtatë Ishujve është rezerva natyrore më e madhe për zogjtë detarë në Francë. Tregastel rrethohet nga mbi 10 plazhe ranore, det i kaltër , një akuarium detar dhe një mulli ekologjik që vihet në punë nga batica dhe zbatica , që daton që në shekullin e 18-të. Pleumeur-Bodou dhe Trebeurden ja vlen të vizitohen për plazhet dhe shtigjet bregdetare.

Amatorë të sporteve detare dhe sërfit do të ngazellehen se do të gjejnë atë cfare kërkojnë në plazhin Trestraou në buzë të L’Agapa.

Ekipit i L’Agapa do t’ju shoqërojë për aktivitetet në natyrë , në funksion të shijeve dhe dëshirave tuaja , për ta bërë qëndrimin me ne , një moment privilegji.