Ja agjenda e pasdites për kombëtaren

Pas pushimit të drekës në orën 17.30, kombëtarja do të konsumojë vaktin e drekës nga ora 18.00-18.30. Pikërisht në këtë orë trajneri Gianni De Biasi

do të zhvillojë një mbledhje me skuadrën, . pas përfundimit të saj skuadra dhe stafi do të bëhen gati për stërvitje. Ajo do të zhvillohet në orën 20.30 në stadiumin “Vellodrome”, ku edhe do të luhet nesër ndeshja Francë-Shqipëri. Trajneri De Biasi, do të japë konferencën e shtypit përpara ndeshjes në orën 19.45, kështu që është parashikuar që ai të niset më parë për në stadium. Stadiumi i njohur i Marsejës “Vellodrome”, është vetëm 10 minuta larg hotelit “Pullman”, ku është vendosur skuadra jonë kombëtare.

Pas përfundimit të seancës stërvitore, ekipi do të kthehet në hotel, ku do të konsumojë në orën 22.00 vaktin e darkës. Lojtarët në orën 23.00, do të jenë në dhomat e tyre për të pushuar.