Stërvitja e pasdites, një festë për qytezën

Ka qenë një stërvitje e zakonshme, si disa dhjetra që skuadra jonë kombëtare ka zhvilluar këto ditë në përgatitoren për finalet e Kampionatit Europian “Francë 2016”. Kjo në aspektin sportiv. Futbollistët u stërvitën fillimisht me disa sprinte të lehta dhe ushtrime të tjera për të kaluar në pjesën e ushtrimeve të ndryshme taktike. Por e veçanta ka qenë se skuadra, e ka kryer të hapur këtë stërvitje. Mbi 200 tifozë nga Perros Guierec, me në krye Kryetarin e Bashkisë, ndoqë për 90 minuta stërvitjen e skuadrës tonë kombëtare. Entuziastë, ata kanë shoqëruar me duartrokitje veprimet e futbollistëve, me brohorima. Stërvitja është mbyllur në palestër me ushtrime streçingu. Në këtë mënyrë, është mbyllur edhe program i ditës së dytë të skuadrës tonë në Francë. Pas përfundimit të stërvitjes, futbollistët janë nisur për në hotel L’ Agapa per të vazhduar me programin e tyre ditor.