The San Diego Union Tirbute

Yerevan, Armeni –  Shqipëria kualifikohet për të parën herë në një kompeticion madhor  duke mundur Armeninë 3-0 të dielën , në ndeshjen e fundit kualifikuese për Kampionatin e ardhshëm Europian.

Fitorja i mundësoi Shqipërisë vendin e dytë në Grupin I , pas Portugalisë që tashmë ishte e kualifikuar , dhe një vend në Francë Euro 2016.

Lojtarët shqiptarë kërcyen nga gëzimi dhë përqafuan njëri tjetrin  pas vërshëllimës finale , dhe kapiteni Loric Cana është parë i përlotur ndërkohë që festonte me shokët e skuadrës.

 

Nuk gjej fjalët për të përshkruar këtë gëzim – deklaroi Cana . Kur iu bashkova ekipit kombëtar 12-13 vjet më parë  kisha pak shpresa së mund të arrija dicka të tillë një ditë.

Fitorja shkaktoi festime massive në kryeqytetin Tirana , ndërsa mijëra Shqiptarë u mblodhën në sheshin kryesor Skenderbej , duke i rënë borive dhe shpërthyer fishekzjarre.

Një postim i kryeministrit Edi Rama në Tëitter shkruan : ‘ Ëndrra e pamundur u kthye në realitet’’.

Rezultati u hap me një autogol të mbrojtësit Armen Kamo Hovhannisyan , në minutën e 9-të. Më pas një devijim i mbrojtësit Berat Xhimshiti në minutën e 23-të i dha avantazhin e dyfishtë Shqipërisë , dhe goli i tretë erdhi në minutën e 76-të nga zëvendësuesi Armando Sadiku.

Me këtë fitore Shqipëria arriti kuotën e 14 pikëve , 2 pikë më shumë se vendi I tretë , Danimarka, kampionia e Europës së vitit 1992 ,  e cila do të kalojë në fazën play-off , për të siguruar një vend në Euro 2016.

 

Portugalia , e cila e kishte konsoliduar vendin e parë , fitoi 2-1  kundër Serbisë me 9 lojtarë ,  duke arritur kështu 21 pikë në 8 ndeshje.

Dy ekipet e vedeve të para të 9 grupeve kualifikuese ,  kualifikohen automatikisht , së bashku me vendin e tretë më të mirë. Tetë ekipet e mbetura shkojnë në fazën play-off.

Danimarka ishtë pushim këtë javë , dhe i duhej një humbje ose barazim i Shqipërisë kundër vendit të fundit , Armenisë.

Hovhannisyan shënoi një autogol , në përpjekje e sipër për të pastruar zonën ,  dhe Xhimshiti dyfishon , duke devijuar topin në rrjetë pas një goditje dënimi nga e majta.  Goditja e me këmbën e majtë të Sadikut hipotekon fitoren.

 

Shqipëria nuk pëson asnjë gol në 4 ndeshjet e fundit që ka luajtur në transfertë.

Portugalia fitoi ndeshjen e 7 rradhazi kundër ekipit tashmë të eliminuar të Serbisë , në Beograd.  Portugalia nuk kishte pse të lunate me kapacitet të plotë , pas fitores 1-0 që arriti kundër Danimarkës , një javë më parë.

Nani shënon në minutën e 5-të dhe më pas Zoran Tosic shënon golin e barazimit në minutën e 65. Më pas Joao Moutinho , që hyn si zëvendësues , shënon golin e fitores në minutën e 78-të.

 

Serbia i luajti minutat e fundit me 9 lojtarë. Kapiteni Aleksandar Kolarov merr të verdhin e dytë në minutën e 80-të dhe Nemanja Matic  merr direkt karton të kuq në minutën e 81-të.