Sulmuesi i talentuar kuqezi, Milot Rashica vazhdon të dhurojë paraqitje mjaft pozitive me Vitesse-n në Eredivisie. Lojtari i kombëtares realizoi golin e vetëm për skuadrën e tij në barazimin 1-1 përballë Heracles. Ishte talenti ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 48-të , teksa ky ishte goli i tetë sezonal për 19-vjeçarin nga Vushtrria në 28 ndeshje të luajtura në kampionatin elitar holandez. Në fakt, ky ishte goli i dytë i Rashicës këtë vit, pas atij të realizuar më 16 janar në fitoren ndaj Cambuur-it. Sa i përket rezultati, Vitesse nuk përfitoi nga avantazhi i shqiptarit, pasi Heracles barazoi shifrat 9 minuta përpara fundit të lojës. Paraqitja e mirë e sulmuesit kuqezi ka bërë që ai të jetë në qendër të merkatos së ardhshme, pasi shumë klube të njohura evropiane janë interesuar për të marrë shërbimet e tij për sezonin e ri.
Rashica, gol në barazimin e Vitesse-s