Mbrojtësi i Kombëtares, Mërgim Mavraj është rikthyer në formacion me Koln-in, ndërsa skuadra e tij ka arritur të marrë një sukses mjaft të rëndësishëm të dielën në Bundesligë, duke fituar në shifrat 3-2 ndaj Mainzit. Në vija të përgjithshme Mavraj ka bërë një paraqitje të mirë, ndonëse Koln-i e pa veten në disavantazhin e dy golave gjatë 49 minutave të para në duelin delikat në transfertë. Gjithsesi, ekipi i shqiptari përmbysi gjithçka duke shënuar tre gola në pjesën e dytë dhe duke marrë tre pikë që e afrojnë edhe më shumë me mbijetesën në ligën elitare gjermane. Maraj, i cili mori edhe një karton të verdhë nbë minutën e 48-të, ka luajtur vetëm 8 ndeshje këtë sezon me Koln-in për shkak të një dëmtimi që e mbajti larg fushave për shumë muaj gjatë pjesës së parë të sezonit, por tani duket se është rikthyer sërish në formë si dikur.
Mavraj e Koln shumë pranë mbijetesës