Kualifikimi i Shqipërisë në finalet e Euro 2016 ka bërë që të gjithë mediat botërore të shkruajnë për ne. Eurosport në versionin italian ka publikuar një reportazh rreth arritjes së kombëtares sonë, duke bërë edhe një përmbledhje të shkurtër të historisë sonë futbollistike, por jo vetëm kaq.
Në këtë reportazh protagonist ishin disa prej lojtarëve kyç të Kombëtares shqiptare. Trajneri Xhani De Biazi mendon se Kombëtarja e futbollit ka kryer një mision që shkon përtej “një arritjeje futbollistike”. “Në jetë duhet të besosh gjithmonë në aftësitë e tuaja. Nëse nuk e bën atëherë është e kotë që shpreson. Kjo ishte fitorja e një populli të ribashkuar nën një flamur. Ky është një aspekt i mrekullueshëm”, tha trajneri italian. Më pas pjesë e reportazhit ishin edhe disa nga protagonistët e fushës si Berisha, Cana, Sadiku apo edhe Lenjani të cilët deklaruan se ka Shqipëria ka ndryshuar mentalitet dhe tashmë është një ekip me uri.