Etrit Berisha e ka lënë pas dëmtimin
Portieri i Kombëtares, Etrit Berisha është rikthyer të stërvitet me klubin e tij, Lacion. Nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, gjiganti kuqezi bëri të ditur lajmin e mirë, duke u shprehur se është i lumtur që rikthehet në fushë. Ndërkaq, mediat italiane bëjnë të ditur se pas dy javësh jashtë fushe për shkak të një problemi fizik që e kishte shoqëruar që pas grumbullimit me përfaqësuesen shqiptare, Etrit Berisha është rikthyer të stërvitet me shokët e tij te Lacio.