Gashi humbet penallti me Koloradon
Sulmuesi shqiptar, Shkëlzen Gashi dhe Colorado Rapids po shkëlqejnë në kampionatin amerikan, MLS duke qenë për momentin dhe një kandidate për titullin. Fitorja 3-1 ndaj Seattle Sounders e ka vendosur në vendin e parë në kampionatin amerikan. Në këtë sfidë luajti edhe futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Shkëlzen Gashi, i cili dha një asist për gol, por për fatin e keq humbi edhe një 11-metërsh.
Aventura e Gashit në MLS, deri tani, ka qenë e suksesshme, edhe pse ai ka shënuar vetëm një gol, por ka qenë vendimtar me lojën e tij.