Legjenda Boban, elozhe Shqipërisë
Legjenda e futbollit kroat, Zvonimir Boban ka shprehur simpatinë e tij ka për Shqipërinë e futbollit në specialen që “Sky” ka zhvilluar për arritjen kuqezinjve, pas kualifikimit për në finalet e Euro 2016. Ish-futbollisti i njohur ka deklaruar: “E kam ndjekur Shqipërinë dhe ka bërë hapa të mëdha. Madje, e prisja që kualifikimi të ndodhte më herët”.