Kapiteni Lorik Cana dhe sulmuesi Sokol Cikalleshi, kanë “inaguruar” të parët, sallën e konferencave në Bad Waltersdorf, në Austri. Në ambientet e qendrës stërvitore, pas stërvitjes së paradites në orën 12.00, është organizuar kontakti i parë zyrtar me shtypin. Fillimisht ka qenë kapiteni i përfaqësuses Lorik Cana, që i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Ai e ka vlerësuar Europianin, si një ngjarje të madhe për të gjithë shqiptarët. “Pjesëmarrja në një event të tillë, na rrit krenarinë dhe na bën të punojmë shumë, që të japim më të mirën tonë, në një aktivitet të përmasave të tilla”, tha kapiteni kuqezi. Më pas, ai foli edhe në lidhje me kundërshtarët e grupit dhe synimet që kemi: ”Çdo ndeshje është e vështirë dhe kërkon shumë përqëndrim. Mund të rastisë që të humbësh dy ndeshje dhe të kualifikohesh duke fituar të tretën. Megjithatë ndeshja e parë me Zvicrën do të jetë shumë e rëndësishme. Dihen vlerat e kundërshtarit, por ne jemi rritur shumë gjatë kësaj periudhe dhe do të kërkojmë maksimumin”-tha ndër të tjera kapiteni i Shqipërisë.
Më pas, ka qenë sulmuesi Sokol Cikalleshi i është përgjigjur pyetjeve të ndryshme të gazetarëve. Ai ka folur në lidhje me përgatitjet dhe formën e tij të këtij edicioni. “Kam shënuar 13 gola, që nuk janë pak dhe gëzoj formë shumë të të mirë. Jam i karikuar për të dhënë më të mirën time”-deklaroi fillimisht sulmuesi i cili, para pak ditësh arriti një sukses me skuadrën e tij në Turqi duke u kualifikuar për në UEFA Europa League. Më pas ai deklaoi se do të dëshironte të shënonte gol Zvicrës duke shtuar> “Por më e rëndësishme është, që kjo ti shërbejë skuadrë tonë kombëtare në rrugëtimin e saj të parë në një kompeticion si Europiani”.
Një përmbledhje të konferencës për shyp, mund ta gjeni në uebin zyrtar të FSHF, në rubrikën video.