Stafi mjeksor konfirmon: Abrashi po rikuperon
Amir Abrashi vazhdon të stërvitet rregullisht me skuadrën kombëtare në çdo seancë. Futbollisti që në ditën e parë ka patur dhimbje në gju dhe në shpatull. Sipas stafit mjeksor të ekipit kombëtar, ai ka ardhur i dëmtuar. Që ditën e parë ka filluar terapia për rehabilitimin e tij. Dje pas stërvitjes së pasditet ai ka ndjerë dhimbje në shpatull dhe për këtë arsye i është nënshtruar një ekzaminimi radiologjik, i cili ka konfirmuar të njëjtën diagnozë. Sipas stafit mjeksor të kombëtares, gjendja po vjen duke u përmirësuar dhe pot ë vazhdojë kështu gjithçka do të shkojë drejt rikuperimit të plotë. Sot, futbollisti është stërvitur së bashku me grupin, si edhe gjatë gjithë këtyre ditëve të grumbullimit në Bad Wasterdorf, të Austrisë.