Tifozët, tjetër “mësymje” në hotel
Tashmë ata, janë bërë si të “shtëpisë”. Tifozët shqiptarë, prej ditësh vazhdojnë “mësymjen” e tyre pranë skuadrës kombëtare. Kështu ka ndodhur edhe sot, kur një grup i madh ka mbërritur rreth orës 10.00, nga Hartburgu për të parë nga afër lojtarët kuqezinje, për të bërë një foto apo për të marrë një autograf prej tyre. Edhe dje në mbrëmje, grupe të ndryshme tifozësh së bashku me fëmijët e tyre kanë qëndruar për një kohë të gjatë, duke pritur futbollistët dhe anëtarët e stafit të ekipit kombëtar, për të bërë nga një foto së bashku. Disa dhjetra prej tyre, pritet që të jenë të pranishëm edhe në stërvitjen e pasdites që kombëtarja do të zhvillojë në orën 17.30, në kompleksin e saj në Bad Wasterdorf.