Sot pasdite, stërvitja e fundit
Sot pasdite ekipi kombëtar ka zhvilluar edhe stërvitjen e fundit përpara ndeshjes me Katarin. Stërvitja ka nisur në orën 17.30, me nxjemje dhe lojë. Pastaj futbollistët kanë zhvilluar një seri sprintesh dhe ushtrimesh të ndryshme. Stërvitja, si pjesë më të rëndësishme të saj, kishte lojën.
Futbollistët janë ndarë në dy skuadra dhe kanë zhilluar për 30 minuta, lojë. Trajneri dhe stafi, kanë aplikuar disa variante taktike, të cilat do ti shërbejnë skuadrës, duke filluar nga dita e nesërme, në miqësoren me Katarin. I gjithë proçesi, është ndjekur nga dhjetra tifozë shqiptarë që kanë ardhur nga Hartbergu, Vjena dhe Graci për të ndjekur nga afër përgatitijet e skuadrës tonë kombëtare.