Sot në orën 17.00, kombëtarja shqiptare e futbolllit sipas planit të anonçuar me parë ka shkuar për një vizitë në Muzeumin e Arteve të Vienës. Qellimi i kesaj vizite, ka qenë për të parë nga afër armët Heroit Kombëtar të shqiptarëve Gjergj Kastriot Skënderbeu. Përpara muzeumit ishin mbledhur disa dhjetra tifozë dhe studentë shqiptarë. Ishin të pranishëm edhe ambasadori i Shqipërisë Roland Bimo, konsulli i Republikes së Kosovës dhe drejtori i Muzeut të arteve të Vjenës, që ju ka uruar kuqezinjve mirëseardhjen. Pranë përkrenares dhe shpatës së Skënderbeut, kanë përshendetur përveç drejtorit edhe ambasadadori Bimo dhe trajneri De Biasi. Presidenti Armand Duka, ka theksuar: “Jemi këtu për të dhënë një mesazh dhe për të marrë frymëzimin e duhur, nga heroi ynë kombëtar. Ai ndër shekuj ka qenë një burim frymëzimi për të gjithë shqiptarët. Ne po shkojmë në Francë për të bërë më të mirën dhe për të arritur këtë duhet te luftojmë fort. Kjo do të jetë beteja juaj. Kjo do të jetë mundësia që edhe ju të jeni heronj për të gjithë shqiptarët që ju duan dhe ju ndjekin”, – theksoi presidenti Armand Duka. Drejtuesit, stafi, por edhe studentët shqiptarë së bashku me ekipin patën mundësi të shihnin nga afër armët dhe përkrenaren e Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, të cilat ishin të ekspozuara atje. Aty u bënë edhe shumë foto personale dhe në grup pranë stendës.
Tifozët shqiptarë të kombëtares, prisnin jashtë Muzeut të Artit, tek “Entrata Hofburg, Heldenplatz, Ruestkammer”, për të bërë foto me futbollistët. Ata dhe drejtuesit kanë dhuruar edhe suvenire për të pranishmit.
Kombëtarja viziton armët e Skënderbeut