Shqipëria po përgatitet për pjesëmarrjen e saj të parë në finalet e Kampionatit Europian “Francë 2016”, jo thjesht për të bërë një paraqitje dinjitoze si një skuadër që di të prodhojë lojë dhe rezultat por edhe si një kombëtare elegante dhe e paraqitshme. Prej muaj një grup pune në FSHF, i kryesuar nga Presidenti Duka dhe me shumë specialist në përbërje kanë hartuar një plan veprimi në këtë drejtim. Kështu, krahas uniforëms së lojës, e evidentuar nga shumë media të huaja dhe publiku shqiptar dhe ai europian nëpërmjet konkurseve të ndryshme, një tjetër surprizë është edhe kostumi civil i delegacionit.
Sot në drekë për herë të parë, ekipi kombëtar, stafi dhe delegacioni, kanë veshur devizën civile të ideuar dhe realizuar nga stitlisti i mirënjohur Altin Mici. Ai, prej kohësh është shquar për kostumet e personalizuara “Made to Measure”.
Stilisti, i cili gjendet në Austri për të bërë provat e fundit u shpreh për faqen zyrtare të FSHF: “Ishte një punë që më tërhoqi menjëherë dhe e kam realizuar me shumë dashuri. Arsyet kuptohen. Qëllimi im kryesor kryesor ishte për ti dhënë çdo lojtari ndjenjën e krenarisë, besimit dhe komfortit me një veshje “Made in Albania”, ç’ ka synon të nxisë tek lojtarët, ndjenjën e patriotizmit dhe vetëvlerësimit. Ka qenë një punë e vështirë për të arritur një veshje perfekte me tre pjesë në tonalitete të grisë, krijuar në një kohë rekord prej dy muajsh, pas një pune perfekte për marrjen e masave të çdo lojtari”.
Kostumet elegante në ngjyrë gri, shoqërohen nga kemisha e bardhe, kollare bordo dhe këpucë grin ë tonalitet të errët. “Më duhet, të falenderoj për to (këpucët), firmën “Mici’s Shoes”, e cila është një kompani shqiptare, që ka bashkëpunuar ngushtë mene, për të realizuar këpucët e personalizuara”-shtoi stilisti i mirënjohur shqiptar Altin Mici.
Prej shumë vjetësh kombëtarja shqiptare e futbollit, krahas kostumeve sportive të paraqitjes, ka patur edhe devizë civile. Por kjo është hera e parë, që gjithçka është dizajnuar dhe qepur enkas për kombëtaren shqiptare të futbollit. Të pakta janë ato kombëtare, të cilat devizat e tyre i kanë të dedikuara vetëm për skuadrën apo vetëm për një event, siç është Kampionati Europian.