Ne nje stadium te dominuar nga tiozeria shqiptare, kombetarja ka barazuar ne pjesen e pare kunder Ukraines, ne miqesoren e fundit perpara Europianit. Shqiperia e nis lojen perseri e pergjumur ne fillim dhe ndeshkohet me gol. Ukraina kalon ne avantazh ne minuten e 7 duke gjetur te parreshtuar mbrojtjen shqiptare. Stepanenko eshte autor i golit. Pas ketij momenti kontrolli i lojes kalon ne anen e kuqezinjve. Ka me shume presion dhe me teper lojtare kuqezinj ne gjysemfushen e Ukraines. Nje kombinim i bukur nga krahu i djathte, ne minuten e 12, ka gjetur koken e Roshit qe jep asist per Sadikun, i cili clirohet nga mbulimi i mbrojtjes dhe godet sakte, 1-1. Me pas kane qene kuqezinjte qe kane patur kontrollin e lojes ne dore. Sadiku pati nje tjeter mundesi per te shenuar por priti portieri ukrainas. Deri ne fund te pjeses se pare rezultati mbeti ne shifrat 1-1.
Me Ukrainen, barazim pjesa e pare