Etrit Berisha

Lindur më :  10 Mars 1989 (27 vjeç) në Prishtinë ,Kosovë . 

Height: 1,94 m

Pesha: 92 kg

Ekipi:  Lazio

Roli : Portier

Këmba e preferuar : e djathta

 

Intervista:

 

Si ndiheni për faktin që Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të luajë në Kampionatin Europian, ‘’Francë 2016’’?

Ky ishte një rrugetim I jashtzakonshëm për mua , që në ditën e parë kur luajta për ekipin kombëtar. Është një nder për mua çdo herë që kam luajtur dhe kam mbrojtur portën e kombëtares. Me mbërritjen në Europian , një ëndërr u bë realitet. Mezi po pres ta shijoj këtë turne , së bashku me tifozët tanë. Ata na kanë mbështetur dhe kanë qenë përherë përkrah nesh.

 

Kjo është pjesmarrja e parë për ekipin e Shqipërisë , në Kampionatin Europian. Çfarë mendimi keni për këtë mundësi historike?

Kemi tre ndeshje për të luajtur në grup. Kjo do të thotë që shancet janë të njëjta si në fazën e kualifikueseve. Me ekipin që kemi , me shpirtin e skuadrës dhe kualitetet , mund t’ja arrijmë që ta kalojmë grupin. Ky është qëllimi ynë.

 

Kur i keni patur fillesat me futbollin? Kur keni filluar të luani si futbollist profesionist?

Unë kam filluar të luaj në moshën 8 vjeçare. Përpara se të bëhesha portier, luaja si lojtar mesfushor. Më ka pëlqyer gjithmonë të ruaj portën. Kur isha i ri , mendimi ishte që vetëm lojtarët e dobët ishin portierë , por mua më pëlqeu dhe mendova të ndjek pasionin.

Të them të drejtën , e dija që në fillim që e ardhmja ime do të ishte e lidhur me futbollin. Dhe gjithmonë mendoja të isha pjesë e ekipit kombëtar. Ky ishte dhe motivimi për të ecur përpara.

 

Çfarë këshille do ju jepje lojtarëve të rinjë shqiptarë?

Të qënit futbollist është një nder! Të sjell shumë kënaqësi por në të njëjtën kohë duhet shumë energji dhe kohë për tu marrë me veten. Por , me këto vështirësi përgjatë rrugës për tu bërë profesionist , në momentin kur mbërrin aty , është gjëja më e bukur që mund të kesh bërë në jetë. Ndihesh plotësuar dhe I kënaqur!

 

Kush janë pritshmëritë dhe qëllimet tuaja personale për Kampionatin Europian 2016 ?

Shpresoj shumë që të kalojmë fazën e grupeve. Nëse nuk do kalojmë do të ndihesha shumë I zhgënjyer, sepse mendoj se kemi shume kualitete në ekip dhe e dimë mjaft mirë se çfarë do të thotë të kalojmë më tej.

 

Kush është ekipi juaj i preferuar në ‘’Euro 2016’’ ?

Nuk më interesojnë të tjerët , parpara ekipit tonë.