Kryeministri Rama vizitë blic te Kombëtarja
Kryeministri i Shqipërisë ka vizituar sonte në mbrëmje ekipin kombëtar që gjendet në rezidencën e vet në Bergamo, në hotel “Winter Garden”. Ai është takuar me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, trajnerin Giovanni De Biasi dhe drejtues të tjerë të skuadrës. Ai u informua për përgatitjet e ekipit dhe shprehu dëshirën për një takim me të gjithë futbollistët nesër në mëngjes para nisjes për në Francë. Në hotelin “Winter Garden” nesër do të organizohet një takim mes ekipit kombëtar dhe kryeministrit Edi Rama, në orën 09.00. Menjëherë pas këtij takimi, Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të niset në aeroportin e Bergamos.