Është zhvilluar më herët, sot paradite, stërvitja e skuadrës kombëtare të Shqipërisë. Ajo ka nisur në orën 08.30 dhe ka vazhduar për rreth një orë. Kjo për shkak se kombëtarja për tre orë do të jetë në dispozicion të “UEFA Day”. Institucioni i futbollit europian, organizon një ditë të tillë me të 24 finalistët e Europianit. Skuadrat i bëjnë foto të 23 futbollistëve, të cilat publikohen për grafikat gjatë transmetimeve të ndeshjeve, për kanalet digitale të UEFA-s dhe për publikimet që ato bëjnë gjatë dhe pas Kampionatit Europian “Francë 2016”. Në këtë set shërbimesh përfshihen edhe intervista me trajnerin De Biasi, kapitenin Lorik Cana, si edhe perfshirja ne spote te ndryshme te cilat do te shperndahen ne te gjithe boten. Iniciativa te ndryshme, që janë përfshirë në projektin e UEFA-s do te zene vend ne kete projekt. Grupi i UEFA-s, mbërriti në Perros Guierec dje dhe regjistroi pamje nga séance stërvitore e skuadrës. Ndërkohë sot prej orës 10.00 e deri në orën 13.00, futbollistët kanë qenë në dispozicion të grupit të xhirimit dhe fotografëve të UEFA-s, për të kryer këtë serial shërbimesh. Skuadra do të vazhdojë programin me stërvitjen e pasdites e cila është e programuar në orën 17.30.
“UEFA Day”, ekipi bën foto dhe intervista