Lindur më : 12 Shkurt 1886 (30 vjec), Kavajë,
Gjatësia : 1,86 m
Pesha : 79 kg
Ekipi : PAS Janina (#3)
Roli : Mbrojtës , meshfushor
Këmba e preferuar: e majta
Intervista:
- Si ndiheni për faktin qe Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të luajë në Kampionatin Europian, ‘’Francë 2016’’?
Në fakt , e kam pritur që kur kam filluar të luaj futboll, që fëmija , që të luaja në një turne ndërkombëtar si Kampionati Europian.
- Kjo është pjesmarrja e parë për ekipin e Shqipërisë , në Kampionatin Europian. Çfarë mendimi keni për këtë mundësi historike?
Mezi po pres që të filloj të luaj dhe ta shijoj këtë kompeticion.
- Kur i keni patur fillesat me futbollin? Kur keni filluar të luani si futbollist profesionist?
Kur isha ende i vogël , e kuptova që e dashuroja futbollin. Falenderoj Zotin që munda ta ndjek pasionin tim dhe që pata mundësi të luaja si profesionist dhe e gjithë familja ime mund të përfitonte dhe të jetonte mirë.
- Çfarë këshille do ju jepje lojtarëve të rinj shqiptarë?
Të rinjtë duhet të merren me sport që të mbajnë trupin të shëndetshëm dhe të kenë një mendje të fortë. Mendoj se , nëse ke një qëllim , duhet ti përmbahesh dhe të punosh fort për ta arritur atë.
- Kush janë pritshmëritë dhe qëllimet tuaja personale për Kampionatin Europian 2016 ?
Dua të ndihmoj ekipin tim me sa të mundem , duke dhënë më të mirën. Dua që shqiptarët të ndihen krenarë me përformancën tonë.
Kush është ekipi juaj i preferuar në ‘’Euro 2016’’ ?
Shqipëria , me padyshim.