Lindur më : 27 Dhjetor 1993 (22 vjec) Kumanovë , Maqedoni
Gjatësia : 1,77 m
Pesha: 73 kg
Ekipi: Basel
Roli: mbrojtës
Këmba e preferuar : e majta
Intervista:
- Si ndiheni për faktin qe Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të luajë në Kampionatin Europian, ‘’Francë 2016’’?
Për mua është si një ëndërr e madhe , e berë realitet. Kur isha i vogël , fantazoja për këtë gjë, por nuk e kisha pritur kurrë që do të kisha rastin që merrja pjesë në Kampionatin Europian.
Kjo është pjesmarrja e parë për ekipin e Shqipërisë , në Kampionatin Europian. Çfarë mendimi keni për këtë mundësi historike?
Ky është suksesi me i madh për futbollin shqiptar , deri tani , dhe kjo na bën që të jemi shumë krenarëë që jemi pjesë e brezit që bëri këtë arritje. Ne do të provojmë ta surprizojmë Europën , nuk kemi asgjë për të humbur.
- Kur i keni patur fillesat me futbollin? Kur keni filluar të luani si futbollist profesionist?
Kur isha 4 vjec , vëllai më i madh me coi të luaja fuboll me ekipin e Baden , në Zvicër , dhe që atëherë kam vazhduar të luaj. Ai është i cmendur pas futbollit dhe nuk ka humbur më shumë se 3 ndeshje të miat , gjatë gjithë kësaj kohe. Jam shumë mirënjohës për mbështetjen dhe ai më bën të ndihem shumë i sigurtë , kur është pranë meje – edhe në situata të vështira.
• Çfarë këshille do ju jepje lojtarëve të rinj shqiptarë?
Disiplina është e rëndësishhme , dhe të privuarit nga disa gjëra. Por gjithashtu duhet një mendje e fortë për të përballuar situatat që mund të dalin. Për mua personalisht , gjëja më e rëndësishme është që të mos e humbësh asnjëherë dëshirë për ecur përpara, dhe të besoj njerzit e duhur.
- Kush janë pritshmëritë dhe qëllimet tuaja personale për Kampionatin Europian 2016 ?
Qëllimi im është të luaj mirë në këtë kampionat , dhe ta shfrytëzoj këtë mundësi për të prezantuar veten time. Gjithashtu dëshiroj që ekipi ti surprizojë të gjithë.
- Kush është ekipi juaj i preferuar në ‘’Euro 2016’’ ?
Është e vështire , me kaq ekipe sa luajnë – nëse do të zgjedh , do të them Belgjika.