Migjen Basha

Lindur më : 5 Janar 1987 (29 vjec ) Luzanë , Zvicër

Gjatësia: 1,80 m

Pesha: 72 kg

Ekipi : Komo, huazuar nga Luzern

Roli: mesfushor

Këmba e preferuar: e djathta

Intervista:

  • Si ndiheni për faktin qe Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të luajë në Kampionatin Europian, ‘’Francë 2016’’?

Mezi po pres të fillojë Europiani- jo vetëm unë , por i gjithë ekipi e pret me padurim. Për ne është një gëzim i madh që luajmë në një kompeticion si ky dhe tifozët tanë janë po aq të lumtur.

  • Kjo është pjesmarrja e parë për ekipin e Shqipërisë , në Kampionatin Europian. Çfarë mendimi keni për këtë mundësi historike? 

Besoj se kjo arritje e jona do të bëhet pjesë e historiës së Shqipërisë . Më duket si një mrekulli , që kemi mbërritur kaq larg-  sidomos me një grup të tillë. Nuk kemi frikë askënd dhe do ta shfrytëzojmë këtë shanc në maksimum.

  • Kur i keni patur fillesat me futbollin? Kur keni filluar të luani si futbollist profesionist?

 Cdo gjë ka filluar ku isha I vogël dhe luaja për qejf deri në moshën 11 vjecare. Më pas fillova të luaja për Dardania Lausanne, një ekip I përbërë vetëm me djem shqiptarë dhe luanin me ngjyrat kuq e zi- ngjyra që më kanë shoqëruar deri më tani. Në moshën 16 vjecare , e kuptova se doja të bëhesha një futbollist profesionist. Kështu që nënshkrova një kontratë me FC Lausanne – Sport , fillova të luaj me ekipin e parë dhe ja dola.

  • Çfarë këshille do ju jepje lojtarëve të rinj shqiptarë?

 Luftoni për qëllimin tuaj që në ditë në parë, sepse askush nuk ju bën dhurata. Nuk duhet të luash me mendje , por edhe me zemër.

  • Kush janë pritshmëritë dhe qëllimet tuaja personale për Kampionatin Europian 2016 ?

 Qëllimi im është të përfaqësoj Shqipërinë në mënyrën më të mirë të mundshme. E di që do të jetë e vështirë për ne , por nuk ka arsye për tu frikësuar, sepse nuk kemi cfarë të humbim.

  • Kush është ekipi juaj i preferuar në ‘’Euro 2016’’ ?

 Ekipet e zakonshme – vecanërisht Gjermania