Vlerësimi për ju ka arritur majat. Si arrini ta menaxhoni këtë promovim ndaj jush ?
Për vite me rradhë unë kam jetuar në botën e futbollit , dhe tashmë mundem në mënyrë të balancuar të menaxhoj momentet negative dhe pozitive të profesionit tim. Sigurisht , popullariteti dhe thashethemet amplifikohen kur bëhet fjalë për ekipin kombëtar , më e rëndësishmja është të jesh gjithmonë i vetëdijshëm që gjërat mund të ndryshojnë , por përkushtimi duhet të jetë gjithmone i lartë.
A ka kombëtare apo klube te tjera qe duan t’ju kontraktojnë? Si ndiheni rreth kesaj cështjeje.
Në vitet e fundit kam patur oferta pune nga disa federata por edhe nga klube, por përkushtimi dhe fokusi mbetet tek Kombëtarja Shqiptare e Futbollit.
A bie dakord Znj. De Biasi me menyrën e menaxhimit të kohës dhe planeve tuaja?
Paola , gruaja ime , më ndjek nga afër edhe pse jo fizikisht , por ajo e di mënyrën time të të punuarit dhe e di që kjo më kushton shumë kohë. Ajo është gjithmonë në dijeni të planeve dhe qëllimeve të mija.
Përse zgjodhët të drejtonit kombëtaren shqiptare ? Cfarë ju motivoi për të ardhur këtu ?
Unë po rikuperohesha nga një eksperiencë e keqe me klubin e fundit në Itali (Udinese) dhe doja ti provoja vetes dhe të tjerëve që nëse do të kisha mundësinë për të drejtuar një grup lojtarësh , do të arrija një synim mjaft të lartë.
A do ta zgjasni kontratën ? A do ti drejtoni lojtarët edhe gjatë Kupës së Botës?
Kontrata ime skadon në 2017 , dhe tashmë jam i fokusuar për Europianin. Gjerat e tjera nuk ma tërheqin vëmendjen…..
Ku qëndron forca e ekipit ? Ku mundet lojtarët të performojnë më mirë?
Unë besoj se forca qëndron tek grupi! Shumë flitet për grupin , por për ne kjo është gjëja më e rëndësishme. Ekipi është ndërtuar mbi grupin që di të vuajë por dhe i gëzohet fitoreve të shokëve, edhe kur nuk janë protagonistë në fushë. Besoj se kemi bërë më të mirën , me arritjen e kualifikimt dhe disa eksperienca negative na kanë ndihmuar të rritemi.
Në përgjithësi , si i motivoni lojtarët ?
Besoj se motivimi më i madh për djemtë tanë është mundësia për të veshur fanellën Kuq e Zi. Duke e ditur që shumë njerëz presin kaq shumë nga to , lojtarët nuk do ti zhgënjejnë.
Ju nuk jeni një person që ja lini gjërat rastësisë. Si ju duken pregatitjet përpara Kampionatit Europian ?
Unë realisht besoj tek organizimi dhe pregatitja fizike dhe psikologjike për cdo ndeshje dhe cdo eveniment. Unë përsonalisht e zgjodha kampin stërvitor në Austri dhe Francë, duke i kushtuar shumë rëndësi dhe logjistikës.
A i keni analizuar kundërshtarët e grupit ?
Sigurisht! Njohja e kundërshtarëve të ndihmon të kuptosh kush janë ekipet e forta dhe ekipet e dobëta.
Pse zgjodhët Bregagne-n si vendqëndrimit tuaj ?
E zgjodha Bretannian për arsye klimaterike , sepse ne kemi logjistikë përfekte dhe një hotel ekskluzivisht tonin. Bretannia është toka e Galëve , një populli luftëtër , ashtu sikurse dhe ne.
A mund të na jepni një program ditor për në Francë?
Punë, punë , punë !!!
A qëndrojnë familjarët pranë lojtarëve, apo preferoni që lojtarët të fokusohen vetëm tek ndeshjet?
Mendoj se familjet mund te vijnë në Francë për të parë ndeshjet. Jemi shumë pranë ndeshjeve dhe koha është e shkurtër për të punuar në fushën e lojës , por të bërë mbledhje teknike , për të pushuar dhe për tu rikuperuar.
Turneu Europian po afrohet shumë shpejt. A ndiheni nervoz?
Nuk shoh arsye. Jam shumë i ngarkuar dhe po analizoj situatën shumë qartësisht. Më pas ndeshjet jetohen me pasion , së bashku me djemtë, që përpiqen të ndihmojnë me sugjerime dhe iniciativa.
A egziston frika brenda ekipit për shkak të akteve terroriste ?
Duhet të mendojmë për ndeshjet! Për të tjerat besoj se policia do të garantojë sigurinë maksimale përgjatë kampionatit.
Gianni De Biasi është trajneri i parë që e kualifikon Shqipërinë në një turne të rëndësishëm, dhe këtë ja arriti duke e kualifikuar ekipin në Kampionatin Europian ‘‘Euro 2016‘‘. Pas kualifikimit ai u shndërrua në një hero kombëtar.
Giovanni De Biasi , i njohur dhe si Gianni , u lind me 16 Qershor 1956, në Sarmede, një fshat i vogël në Marca Trevigiana, i njohur ndryshe si edhe ‘‘ Paese delle Fiabe‘‘ ( Vendi i Përrallave).
Si shumë nga bashkëmoshatarët e tij , ai adhuronte të luante futboll me shokët në kohën e lirë. Hapat e para i hodhi në fushën e qytezës së tij , e më pas iu bashkua ekipeve të fshatrave fqinjë: Fillimisht në San Giacomo , e më pas në Vittorio Veneto. Përgjatë viteve që Gianni jetoi me prindërit në fshatin e vogël ku lindi , luajti me këto ekipe , por talenti i tij tashmë kishte spikatur.
Në moshën 18 vjecare , u mor nga Treviso , aty dhe ku transferohet dhe regjistrohet për të përfunduar studimet , në Kolegjin Pio X, që për momentin ishin prioriteti i tij më i madh.
Pas një viti dhe pas një sezoni shumë të mirë , Gianni tërheq vëmëndjen e klubeve të ndryshme profesioniste. Përfundimisht blihet nga Interi i Fraizzoli-t aty dhe ku takohet me Mazzola-n, Facchetti-n dhe Boninsegna-n.
Një sfidë e vështirë për një djalosh entuziast që ishte rritur në fshat. Në të vërtetë nuk ishte gati për ligën superiore. Menaxherët e Interit e dërgojnë tek Reggio Emilia , më pas tek Peskara, ku më në fund debuton në Seria A , në moshën 20 vjecare.
Ai vazhdon të luajë për një periudhe 5 vjecare tek Bresica , 3 vjet në Palermo, Vicenza dhe më në fund luan përsëri tek Treviso , ku dhe i jep fund karrierës aktive. Ai vendos të ndryshojë drejtimin dhe përfiton nga arsimimi financiar dhe fillon të punojë në mënyrë të suksesshme si konsulent financiar , i punësuar nga një grup bankar i rëndësishëm. Por pasioni i tij i përkiste futbollit dhe ai nuk mund ta mohonte këtë gjë!
Kështu që ai i rikthehet dashurisë së tij , futbollit , duke filluar karrierën profesioniste si trajner me brezin e ri të futbollistëve në Bassano, e më pas tek të rinjtë e Vicenza-s. Krahas punës së tij aktive , ai i rikthehet studimeve dhe diplomohet në Supercorso Allenatori di Coverciano ( Kursi për Trajnerë Coverciano).
Karriera e tij si trajner fillon në serinë C2 në Vasto , ku pas një viti shkoi tek Capri në serinë C1, dhe pasi ra dakord për një kontratë 3 vjecare në Emilia , Gianni fillon me Cosenza-n në Serinë B.
Me ekipe të ndryshme në Serinë C , Gianni arriti në nivele të larta , ekipe si La Spal , Modena dhe Palermo.
Në këtë periudhë Gianni pati mundësinë të zbulonte dhe të ishte përgjegjës për stërvitjen e Roberto Baggio-s.
Megjithësë pjesë e Serisë A me Bresia-n , Gianni pranoi ofertën e Urbano Cairo , presidentit të një ekipit të ri në Torino , për të formuar një ekip në Serinë B. Ai e ngriti ekipin brenda një muaji dhe suksesi ishte i menjëhershëm.
Stacioni i rradhës për Giannin ishte Valencia , ku la përshtypje nën drejtimin e Levantes në Ligën Spanjolle.
Ndërkohë Torino nuk po shkonte ashtu sic duhen në Itali dhe rrezikonte rënien; kështu që Urbano Cairo i kërkon Giannit ta ndihmojë skuadrën. Ai pranon , dhe merr nofkën Il Toro (Demi) – Torino luan më mirë dhe siguron mbijetesën në ligë.
Meqënëse ekipi i Torinës ishte tashmë i sigurt, Gianni rikthehet tek Udine , dhe e udhëheq ekipin drejt një performance të lartë. Ata mundën Milanin në Kupën e Italisë , por pas dështimit në Xhenova ai e rifirmosi kontratën vetëm pas 2 muajsh.
Në përiudhën pa angazhime si trainer , Gianni u bë pjesë e suksesshme e medias , duke raportuar live Ligën e Kampioneve dhe Kampionatin Botëror për televizione si RAI dhe Sky.
I zhgënjyer nga eksperienca e tij e fundit në Itali, Gianni pranon ofertën e Armando Dukës , presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit , për përmbushjen e planeve të tij ambicioze për ekipin kombëtar.
Pas një faze zhgënjyese për kualifikueset e Kampionatit Botëror , Gianni u përball me problemet e ekipit shqiptar , dhe filloi turin për të zbuluar dhe ndërtuar ekipin e ri.
Shpirti i ekipit rritet dhe pas dy fitoreve historike ndaj Portugalisë dhe Danimarkës , siguria dhe vetëbesimi i ekipit forcohet. Ëndrra për tu futur në Kampionatin Europian ishte gati për tu ndjekur , e mbështetur dhe nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Si rrjedhojë e suksesit të ekipit , Giannit i jepet nënshtetësia shqiptare nga Presidenti i Republikës , Bujar Nishani . Universiteti Europian i Tiranës i jep titullin Honoris Causa për Shkencat Sociale me motivacionin ‘‘ Për bashkimin e lojtërëve të ndryshëm të shpërndarë nëpër Europë , në një flamur , për lindjen e një emocioni të ri kombëtar!‘‘.
Më 11 Tetor 2015 , Shqipëria mund Armeninë 3-0. Shqipëria bëhet pjesë e Kampionatit Europian për të parën herë në historinë e futbollit shqiptar. E jashtëzakonshme dhe e papritur. Gianni De Biasi shndërrohet në hero kombëtar.
1997/98 SPAL Kampionati Italian Seria C2
1998/99 SPAL Kupa e Italisë Seria C
2000/01 Modena Kampionati Italian Seria C1
2000/01 Modena Super Kupa e Italisë Seria C
2001/02 Modena Kampionati Italian Seria B
2005/06 Torino Kampionati Italian Seria B
2015/16 Albania Kualifikim për në Francë Euro 2016
2000/01 Pankina e argjentë
2015/16 Pankina e Artë