Dashamirës të kombëtares, tek “Shtëpia e Tifozëve”
E diela e parë e Europianit Francë 2016 në Perros Guirec, ka qenë shumë e veçantë. Kjo, sepse banorët vendas dhe shumë shqiptarë të cilët jetojnë dhe punjnë në zonën e Bretanjës, e kanë kaluar paraditen e pushimit tek “Shtëpia e Kombëtares”.
Ata kanë zgjedhur këtë vend për të blerë, bluza, kapele, dhe suvenirë të ndryshëm, të cilat tregtohen në këtë qendër simpatike, e cila prej disa ditësh, funksionon pranë qendrës stërvitore “Yves Jannou” . Të gjithë janë shprehur të kënaqur, për mënyrën se si është paraqitur skuadra në ndeshjen e parë zyrtare kundër Zvicrës. Ata kanë uruar që skuadra jonë, të vazhdojë të paraqitet sa më mirë, në ndeshjet e tjera, duke e shoqeruar këtë edhe me rezultat pozitiv.