Kaçe, gjendja përmirësohet ndjeshëm
Gjendja e Ergys Kaçes, ka ardhur duke u përmirësuar. Këtë e konfirmon zyrtarisht, stafi mjeksor kombëtares shqiptare të futbollit. Futbollisti ka pësuar një goditje në ndeshjen me Zvicrën,e cila e ka shqetësuar një ditë më pas dhe për këtë arsye ai ka patur asistencën e stafit mjeksor. Dje Kaçe është stërvitur në mënyrë individuale me përgatitësin atletik Alberto Belle. Por gjendja për fat të mirë, ka ardhur duke u përmirësuar dhe Ergys Kaçe, do të jetë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen kundër Francës. Konfirmohet gjithashtu zyrtarisht, se nuk ka asnjë futbollist që të ketë probleme fizke që mund ti pengojnë për të luajtur kundër Francës.