Në qytetin e Marsejës, që të martën mbrëmë janë vënë re grupe të mëdha shqiptarësh që dalloheshin shumë lehtë veshur me fanellat e Kombëtares shqiptare dhe me simbolet kuqezi.
Edhe gjatë ditës së mërkurë në qytetin ku do të luhet ndeshja Francë Shqipëri (ora 21:00, stadiumi “Velodromme”) kudo në qytet është parë një numër i shtuar tifozësh shqiptarë.
Dhe në orën 15:00 në “Fan Zone” të këtij qyteti tifozët shqiptarë kanë shpalosur flamuri kuqezi me përmasa 105 metra me 70. Tifozët shqiptarë dëshironin që ky flamur me përmasa gjigante të shpalosej brenda në stadiumin “Velodromme” gjatë ndeshjes, organizatorët e kanë patur të pamundur për ta plotësuar këtë kërkesë.
Ndërkaq, pritet që numri i tifozëve shqiptarë që do të jenë të pranishëm gjatë ndeshjes Francë-Shqipëri të jetë mbi 15 mijë.