Ka qenë krejtësisht e veçantë, ceremonia e fillimit të ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, zhvilluar sot në orën 20.00, në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Ndoshta si asnjëherë tjetër, nuk janë ekzekutuar dy himne por tre. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar të Gjeorgjisë dhe Shqipërisë, moderator ka anonçuar dhe I gjithë stadium ka respektuar himnin e Francës, “Marsejezën”. Më pas skuadrat janë rrjeshtuar në harkun e mesit të fushës, duke mbajtur një minutë heshtje, në kujtim të viktimave të pafajshme franceze.
Të dyja skuadrat, luajtën me shirit të zi në krah, për të respektuar 140 vitktimat e të premtes së zezë të Parisit, pas sulmeve terroriste.
Më herët, Presidenti Armand Duka, i shoqëruar nga kapiteni Lorik Cana dhe trajneri Xhani De Biazi, kanë qenë në Ambasadën Franceze në Tiranë për të shprehur ngushëllimet për viktimat dhe për treguar solidaritetin njerëzor me popullin francez.