Kombëtarja shqiptare e futbollit ka barazuar 2-2 me Gjeorgjinë dje në mbëmje në “Qemal Stafa”, në miqësoren e dytë, brenda tre ditëve, pas asaj të Kosovës. Shqipëria që kishte disa mungesa të rëndësishme në formacionin e saj bazë, është goditur që në minutën 3 me anë të Kashia, i cili ka shënuar duke shfrytëzuar një hutim të mbrojtjes tonë. Kuqezinjtë u janë përgjigjur me disa inkursione të shpejta por pa forcën e duhur për të rezikuar. Në pjesën e dytë me fillimin e saj, duke goditur në një pozicion të prirët Chanturia, ka gjetur cepin e majtë të portës së Berishës duke shënuar golin e dytë. Në fushë ndodhin shumë ndryshime por Shqipëria këmbëngul për të shënuar gol.
Golin e parë për Shqipërinë e ka shënuar Migjen Basha, i cili në kufijtë e zonës së rreptësisë ka gjetur këndin e djathtë të portierit gjeorgjian Revishvili duke realizuar një gol të bukur për kuqezinjtë e Shqipërisë.
Sokol Cikalleshi në miutën e 94, ka shënuar një eurogol pas një goditjeje të mrekullueshme në hyrje të zonës. Shqipëria barazon me meritë një ndeshje të vështirë.