Ja cilët janë kundërshtarët e Shqipërisë:

Shorti i Parisit, e ka vënë kombëtaren shqiptare të futbollit në Grupin A të finaleve të Kampionatit Europiane. Kundërshtarët e tanë janë tre skuadra Franca, Zvicra dhe Rumania.

Franca:

Për herë të parë kombëtarja shqiptare, ka luajtur në vitin 90 me përfaqësuesen e Francës. Në atë kohë skuadrën e franceze e drejtonte Mishel Platini. Franca ka fituar 0-1 në Tiranë me një gol të shënuar nga Boli në minutën e 34. Në ndeshjen e kthimit, ka patur 5 gola të shënuar nga francezët. Më pas, Franca ka luajtur me Shqipërinë për eliminatoret e kampionatit Europian të vitit 2012, duke fituar dy herë si në Tiranë ashtu edhe në Paris. Në këtë edicion Franca ishte në të njëjtin grup me kombëtaren shqiptare, pavarësisht se ndeshjet me të, nuk llogariteshin pikët. Kemi barazuar në Francë dhe ndërkohë kemi arritur të fitojmë në “Elbasan Arena”. Një nga shprehjet më të spikatura të trajnerit De Biazi gjatë edicionit eliminator, ka qenë: “Në qoftë se luajmë, siç luajtëm kundër Francës, atëherë mund të mundim çdo lloj kundërshtari”.

Zvicra:

Me Zvicrën, Shqipëria ka luajtur që në 11 prill të vitin 1965 në Tiranë për eliminatoret e Kupës së Botës duke u mundur 0-2 në “Qemal Stafa”. Po kështu kemi humbur në Zvicër në 2 maj të atij viti 1-0 . Më pas, me këtë skuadër, jemi ndeshur në dy edicione eliminatore pas viteve 2000 me këtë skuadër, e cila vitet e fundit e ka rritur shumë nivelin e lojës së saj. Në këtër ndeshje kemi arritur të barazojmë vetëm një në Tiranë, ndërsa tre ndeshjet e fundit I kemi humbur. Një fakt interesant është se për këtë skuadër, luajnë shumë futbollistë me origjinë nga Kosova.

Rumania:

Është një nga kundërshtarët më të vjetër të Shqipërisë, me të cilën ajo është ndeshur që në vitin 1946, në suksesin e madh të kombëtares në Kampionatin Ballkanik. Shqipëria ka fituar në atë takim dhe është ndeshur disa herë si në eliminatore ashtu edhe në ndeshje miqësore kundër Rumanisë. Bilanci ka qenë negativ, për skuadrën tonë kombëtare. Një nga rezultatet më të mira të viteve të fundit ka qenë një barazim i arritur në Rumani. Është një skuadër e cila për mënyrën e mbyllur se si luan, është një skuadër që i krijon probeleme Shqipërisë.