Disa prej futbollisteve te skuadres kombetare dhe trajneri Xhani de Biazi, kane pershendetur te gjithe shqiptaret, kudo qe ndodhen me rastin e festave te fundvitit. Pervec postimeve te tyre ne rrjetet sociale, disa prej tyre kane postuar edhe ne fasaden e Kryeministrise, ku shume qytetare te Tiranes kane patur mundesine ti shohin keto postime, me fotot e futbollisteve. Kapiteni Lorik Cana, portieri Ertrit Berisha, futbollistet Elseid Hysaj dhe Ansi Agolli kane postuar urimet e tyre, te cilat kane risjelle atmosferen e festes sportive ne bulevardin ”Deshmoret e Kombit”. Trajneri i Shqiperise Xhani De biazi, ka qene nje tjeter surprize per qytetaret shqiptare me pershendetjen e tij: “Urimet me te mira per festat e fundvitit per te gjithe shqiptaret. Cdo cast te ketij viti marramendes, e kemi perjetuar sebashku dhe urojme qe endrra te vazhdoje edhe ne 2016”- ka qene urimi i De Biazit. Kapiteni Lorik Cana ka dhene kete urim per te gjithe shqiptaret:” I uroj te gjithe shqiptareve, kudo ndodhen Gezuar Vitin e Ri 2016. Sjellte ky vit sa me shume shendet e dashuri per cdo vater shqiptare ju premtojme nje vit te paharruar dhe uroj qe se bashku te perjetojme emocione edhe me te medha”. Ndersa nje nga futbollistet me stabel ne formacionin e viteve te fundit, Ansi Agolli ka pershendetur keshtu: “Gezuar festat! Mbreterofte gezimi, hareja dhe suksesi tek te gjithe shqiptaret”. Portieri Ertrit Berisha ka dhene kete urim: “Gezuar Vitin e Ri! Suksese dhe mbaresi per te gjithe. Gaz e lumturi per cdo shqiptar”. Nuk ka munguar as Elseid Hysaj me urimin e tij: “Kaluam se bashku nje vit te paharruar dhe ju falenderojme per mbeshtetjen. Urimet me te mira per cdo shqiptar”. Nderkohe ne adrese te ekipit kombetar, Presidentit Armand Duka dhe Federates Shqiptare te Futbollit, vazhdojne cdo dite te vijne me qindra urime, pershendetje me rastin e festave te fundvitit, nga shqiptare brenda dhe jashte Shqiperise.
Gezuar festat, kuqezinjte urojne