Prezantohet Fan Club “Tifozët e Kombëtares”

Fan Club “Tifozët e Kombëtares”, prej sot nuk është vetëm një ide por ka nisur të funksionojë si një realitet i ri. Kushdo që dëshiron të jetë pjesë e tij, mund të njihet me atë çfarë afron klubi i ri i tifozëve të kombëteres dhe të anëtarësohet në të.

Sot paradite, në sallën e konferencave të Federatës Shqiptare të Futbollit është organizuar prezantimi i këtij Fan Club. Në të kanë qenë të ftuar nderi Sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit Ilir Shulku, ndihmëstrajneri i kombëtares Paolo Tramezzani dhe ndihmësi tjetër në ekipin kombëtar Erion Bogdani, njëkohësisht golashënuesi më i mirë i ekipit kombëtar në të gjitha kohërat.

Pas një spoti promocional, me figura të ndryshme nga kultuara, arti dhe futbolli, është bërë edhe prezantimi i eventit dhe e kanë marrë fjalën të ftuarit specialë. Ata kanë vlerësuar në maksimum, rolin e mbështetjen e tifozëve dhe kanë bërë thirrje që ku Fan Club, të ketë sa më shumë mbështetës brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Pastaj Drejtori i Marketingut, Gazmend Malo, ka zbërthyer një për një detajet, të projektit më te ri, të Federatës Shqiptare të Futbollit. Ja disa nga pikat kryesore te tij:

Emri i klubit: Vjen natyrshëm, i drejtohet dhe grumbullon tifozët e kombëtares ne një komunitet mbeshtetës.

Qëllimi: Krijimi i nje komuniteti te njohur dhe te formalizuar me nje organizim te posaçem qe sjell nje sere avantazhesh dhe privilegjesh te anetareve te tij.

Eshte dicka qe ekziston edhe ne traditat me te mira te Federatave dhe kombetareve te ekselences si Gjermania, Italia, Franca, Anglia, etj.

Objektivat: T‘i njohim me mire, t‘i sherbejme me mire, te krijojme marredhenie te mira me tifozet tane.

Forma organizative: Si fillim, ky klub do te jete nje entitet i brendshem i FSHF-se.

Me tej mund te marre forme edhe si subjekt me vete, me organizim autonom, organ drejtues, nje bord, etj.

Kriteret e anetaresimit: Te jesh tifoz i kombetares, Te rregjistrohesh ne fshf.org; Te jesh sa me aktiv.

Avantazhet e anetaresimit: Parashikohen tre nivele anetaresimi: Anetar i regjistruar, Anetar Zyrtar, Anetar Gold.

Funksionimi:

Pajisja me karte sipas nivelit te anetaresimit;

Perdorimi i kartes per te marre avantazhet dhe privilegjet qe ky Klub ofron;

Bar code unik per cdo karte;

Bar code njihet nga akses kontrolli ne stadium;

Ne rastin e blerjes se biletave nga anetari, ndeshja aktivizohet ne karte dhe nuk ka nevoje per bilete.

Përfaqesuesit e medias u interesuan në lidhje me detajet e këtij projekti!