Uniforma e Europianit, FSHF promovon
Futbollistet e ekipit kombetar shqiptar, do te jene te pranishem ne nje gala per te prezantuar uniformat e reja te cilat do te jene te paraqitura ne Europianin France 2016. Nje ceremoni qe do te organizohet ne sallen e Universitetit te Arteve, neser ne oren 10:30 do te synoj te paraqese perpara publikut te gjere dhe mediave uniformen e skuadres kombetare me nje risi ndryshe. Kete here ajo nuk do te jete thjesht e paraqitur grafikisht por do te paraqitet nga vete lojtaret e ekipit kombetar. Ne kete event te rendesishem do te marrin pjese drejtues te FSHF, personalitete te artit dhe shkences si dhe figura te rendesishme te futbollit shqiptar qe kane kontribuar per te ne vite.