Mesfushori i Kombëtares, Amir Abrashi dhe Freiburgut-n Nuk ka të ndalur, teksa ka fituar 3-0 ndaj Duisburgut dhe praktikisht është në Bundesligë. Sigurisht, matematika ende nuk jep licencën për të hapur shampanjën, por diferenca me Nurenbergun +10 pikë tregon se praktikisht çdo gjë ka marrë fund. Edhe nëse ekipi në fjalë i fiton të gjitha, do t’i mjaftonte një tripikësh ekipit të mesfushorit shqiptar për t’u ngjitur në Bundesligë.
Kundër Duisburgut gjithçka u zgjidh lehtësisht, me dy gola që në pjesën e parë dhe një në fundin e takimit, ndërsa javën e ardhshme në Paderborn mund të mbyllet gjithçka, gjithnjë në rast se Nyrenbergu nuk gabon të shtunën në mesditë. Abrashi ishte si zakonisht titullar në mesin e fushës dhe u zëvendësua në minutën e 87-të të takimit, kur kishte marrë fund gjithçka.
Sakaq, edhe në Azerbajxhan, Ansi Agolli pret matematikën, por këtu festa e Karabakut do të jetë më e madhe, pasi do të fitojë titullin. Dje, ekipi i kuqeziut mundi 2-0 Inter Bakun, duke shkuar 72 pikë në 31 ndeshje, 13 pikë më shumë se Zira ndjekëse, që luan nesër pasdite. Në rast se Zira ndalet në fushën e Neftçit, atëherë javën e ardhshme Karabaku do të ketë shansin të mbyllë gjithçka, edhe pse duhet të luhen ende 5 javë deri në mbyllje të sezonit në Azerbajxhan.