Bundesliga 2 ka nxjerrë të gjitha verdiktet e sezonit, teksa ka rënë në sy festa e Freiburg-ut, që mposhti 2-0 Heidenheim-in, duke fituar edhe kampionatin matematikisht. Në formacion ishte edhe mesfushori i Shqipërisë, Amir Abrashi, që këtë sezon ka treguar veten dhe vlerat e tij. Një festë mes birrës, brohoritjeve dhe sidomos muzikës. Feston gjatë edhe Mynih 1860, që në mbyllje të një sezoni të vuajtur ka siguruar më në fund mbijetesën matematike. Situata dukej kaotike deri para disa javësh, por skuadra e Valdet Ramës ka fituar 3 ndeshjet e fundit dhe sot suksesi 1-0 kundër Paderbornit ka qenë çlirues. Ndoshta rastësi, ndoshta jo, por në momentin që është rikuperuar Valdet Rama, skuadra ka “fluturuar”. Shumë keq, sakaq, shfaqet situata për FSV Frankfurtin, që nuk fiton prej 11 ndeshjesh radhazi dhe dje u mund 1-0 ndaj Duseldorf-it, që pësuar humbjen e gjashtë radhazi, që e zbret në vend të parafundit.
Abrashi feston ngjitjen në Bundesligë