Abrashi ngjitet në Bundesligë
Mefsushori i Armir Abrashi ka siguruar me Freiburg-un ngjitjen matematike në Bundesligë, pas një viti të kaluar te liga e dytë gjermane. Me suksesin e djeshëm në fushën e Paderbornit, ekipi i shqiptarit ka siguruar rikthimin në elitë.
Me golat e realizuar nga Mike Frantz dhe Nils Petersen, ngjitja mes më të mirëve u sigurua kur kanë mbetur edhe dy javë nga mbyllja e sezonit. Abrashi ishte titullar edhe në këtë sfidë, duke dhënë kontributin e jashtëzakonshëm për skuadrën në mesin e fushës.
Freiburg kryeson Bundësligën e Dytë me 69 pikë, 5 më tepër se Leipzig dhe 10 pikë përpara Nurnberg-ut të vendit të tretë. Një sukses i jashtëzakonshëm për shqiptarin, i cili u transferua te Freiburg në fillim të sezonit.