Transferimi nga Zvicra në Gjermani padiskutim që i ka dhënë më shumë në aspektin profesional. Edhe pse është një ndër më të vjetrit dhe veteranët e kombëtares së Shqipërisë, për numër ndeshjesh të luajtura në erën “De Biazi”, megjithatë puna ka qenë ajo që e ka karakterizuar. Freiburg është duke fluturuar drejt Bundesligës dhe Amir Abrashi (26) ka marrë vlerësime nga “Bild”, për shkak se vrapon më shumë se çdo lojtar tjetër. Një statistikë kjo që e bën ndër futbollistët më të dalluar te Freiburg. Plot 331 kilometra në 28 ndeshje. “Kjo ka të bëjë pak me mentalitetin. Babai më ka mësuar të mos dorëzohem kurrë. Ai ka ardhur në Zvicër nga Kosova me tre vajzat. Euro 2016? Nuk ka ndjenjë më të mahnitshme. E kam ëndërr të udhëtoj drejt Francës. Kur luaja me Zvicrën U21 në Euro 2013 më erdhi ftesa nga FSHF. Atëherë Otmar
Hitzceld kishte akoma dyshime dhe unë vendosa direkt për Shqipërinë. Kjo ishte një ndër hapat e mija më të mira të karrierës”, – rrëfen Abrashi.