Qarabag-u i Ansi Agollit nuk ndalet teksa fitoi këtë fundjavë, 1-0 kundër Sumkajit-it, duke regjistruar fitoren e 14-të rresht mes kampionatit e kupës, 17 fitore në 18 ndeshjet e fundit. Një sezon fenomenal për anësorin e kombëtares shqiptare, i cili është në një formë mjaft të mirë. Jo vetëm Agolli, por edhe për Mërgim Mavraj, faza e dytë ka qenë super. Qendërmbrojtësi luajti 90 minuta dje për Koln-in, duke u konfirmuar i paprekshëm në këtë skuadër dhe shqetësimi i vetëm është ndonjë dëmtim i lehtë i tij, që në fakt kanë ndodhur shpesh edhe këtë vit. Në krahasim me pjesën e parë të sezonit Mavraj është krejt ndryshe dhe duket se do të jetë pika më e fortë e mbrojtjes kuqezi në Francë.
Nga Gjermania në Itali, aty ku Arlind Ajeti, mbrojtësi i Froszinone-s, edhe pse skuadra e “kanarinave” ka rënë në kategori (Serinë B), mbrojtësi ka bërë një fazë të dytë për t’u duartrokitur. Ishte një sezon debutues në Serinë A ky për ish-futbollistin e Basel-it, që në Zvicër s’po gjente hapësira dhe tani po tregon vlerat e tij. Asnjë koment, sakaq, për sezonin e Elseid Hysajt, që tek Napoli është titullar i padiskutuar dhe që këtë sezon ka luajtur, bashkë me disa lojtarë, numrin më të madh të ndeshjeve.