Lindur më : 11 Tetor 1982 (33 vjec) Tiranë, Shqipëri
Gjatësia : 1,79 m
Pesha : 70 kg
Ekipi : FK Qarabağ
Roli : mbrojtës
Këmba e preferuar : e majta
Intervista
- Si ndiheni për faktin qe Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të luajë në Kampionatin Europian, ‘’Francë 2016’’?
Që në moshë të vogël , kur kam filluar të luaj futboll, ka qënë ëndrra ime ta shoh ekipin kombëtar , pjesë e një kompeticioni të madh si Kupa e Botës ose Kampionati Europian. Shumë shqiptarë , kudo nëpër botë , dëshironin që kjo të bëhej realitet , dhe ja ku jemi , ëndrrën e kthyem ne realitet – jo vetëm si Shqiptar , por edhe si futbollist. Në fakt , ndihem I bekuar.
- Kjo është pjesmarrja e parë për ekipin e Shqipërisë , në Kampionatin Europian. Çfarë mendimi keni për këtë mundësi historike?
Në vitet e shkuara ne kemi arritur pak rezultate te mira kundrejt disa ekipeve kundërshtare , dhe kaq. Tashmë jemi pjesë e këtij evenimenti të madh dhe do të ndeshem kundër ekipeve më të mira të Europës. Ky kampionat është një shanc i madh për mua dhe për shokët e skuadrës. I gjithë populli do të na shikojë dhe ne do të përpiqemi ti përfaqsojmë sa më mirë të jetë e mundur , në këtë kompeticion. Ne shpresojmë ti gëzojmë ato edhe një herë.
- Kur i keni patur fillesat me futbollin? Kur keni filluar të luani si futbollist profesionist?
Fillova të luaj me top që fëmijë , me babain , në qytetin tim të lindjes(Tiranë). Gjatë asaj kohe në Shqipëri , ishte shumë e vështirë të gjeje ose të blije një top futbolli, por babai u kujdes që të mos më mungonte asnjëherë topi. Pas këtyre eksperiencave të para , fillova të luaj në rrugë me fëmijët e tjerë. Më pas fillova të luaj me akademinë e KF Tirana, në moshën 9 vjecare. Ishte një kohë shumë e vështirë për Shqipërinë , dhe gjithashtu për futbollistët. Mbaj mend që ekipi kishte 30 lojtarë dhe vetëm tre topa për tu stërvitur. Megjithatë ja dolëm , dhe debutimi me ekipin e parë të Tiranës erdhi në moshën 16 vjecare.
- Çfarë këshille do ju jepje lojtarëve të rinj shqiptarë?
Mos ndaloni së ëndërruari, punoni fort dhe mos ndaloni së besuari se një ditë ëndrrat do të bëhen realitet.
- Kush janë pritshmëritë dhe qëllimet tuaja personale për Kampionatin Europian 2016 ?
Pritshmëritë vetjake lidhen dhe me ato të ekipit. Ne nuk jemi një ekip shumë I famshëm dhe nuk kemi yje në përbërje , por të gjithë ne punojmë shumë fort dhe japim zemrën për lojën. Forca jonë është shpirti i ekipit. Ne jemi të fokusuar që të konfirmojmë rezultatet e kualifikueseve dhe të kalojmë fazën e grupeve – ky do të jetë një rezultat fantastik për ne.
- Kush është ekipi juaj i preferuar në ‘’Euro 2016’’ ?
Gjermania dhe Spanja janë në krye të listës , por le të shohim se cfarë do të ndodhë gjatë kompeticionit.