Basel-i kampion, dëmtohet Xhaka
Basel-i ka mbyllur llogaritë me titullin kampion dhe përpara 32 mijë shikuesve në stadiumin “St Jacob Park”, ka arritur të sigurojë vendin e parë në mënyre matematike pas suksesit 2-1 ndaj Sionit. Është një festë për dy lojtarët e kombëtares, Naser Aliji dhe Taulant Xhaka, edhe pse ky i fundit shqetëson pak, pasi në minutën e 20-të të takimit u detyrua që të linte fushën për një dëmtim, që duket se nuk është serioz. Në vend të tij u aktivizua Naser Aliji, mbrojtësi i kombëtares, që dha edhe asistin për njërin gol të Bazelit. Lajmi i mirë qëndron pikërisht tek fakti që Aliji në këtë fazë të dytë është kthyer në një lojtar të rëndësishëm duke u aktivizuar me më shumë vazhdimësi dhe duke fituar besimin e trajnerit.