Basha mund të qëndrojë në Serie B
Mesfushorit shqiptar, Migjen Basha i mjaftuan pak muaj te Como për të treguar sa vlen, edhe pse skuadra e tij ka rënë në Lega Pro.
Futbollisti u transferua te Como për të rigjetur formën optimale para Euro 2016 dhe ia ka dalë mbanë, sepse ka luajtur 12 ndeshje në nivele të larta dhe ka shënuar edhe një gol. Rendimenti i tij ka tërhequr vëmendjen e Avelinos, që ka nisur që tani të planifikojë sezonin e ardhshëm. Avelino po e mbyll në mesin e qetë kampionatin dhe do të ndërrojë trajner këtë verë, teksa ka piketuar Bashën si një përforcim cilësor dhe me eksperiencë, që është shumë e nevojshme në një kampionat mjaft të ndërlikuar si Seria B. Por duket e vështirë që Basha të mbyllë bisedimet para Kampionatit Europian.