Burim Kukeli

Lindur më : 16 Janar 1984 (32 vjec) Gjakovë, Kosovë

Gjatësia : 1,80 m

Pesha: 72 kg

Ekipi :  Zürich

Roli: mesfushor

Këmba e preferuar : e majta

Intervista:

 

  • Si ndiheni për faktin qe Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të luajë në Kampionatin Europian, ‘’Francë 2016’’?

Është një ndjesi shumë e mirë , shume emocionuese dhe jam shume i lumtur për cdo gjë që do të ndodhë në javët në vazhdim.

  • Kjo është pjesmarrja e parë për ekipin e Shqipërisë , në Kampionatin Europian. Çfarë mendimi keni për këtë mundësi historike?

 Po , është hera e parë për ne , është shumë e vecantë. Mendoj se e meritojmë , kemi bërë historinë , por tashmë duam ta krijojmë një moment të ri.

 

  • Kur i keni patur fillesat me futbollin? Kur keni filluar të luani si futbollist profesionist?

Kam luajtur futboll që fëmijë, kam filluar në moshën 9 vjecare. Kur isha 23 , u bëra futbollist profesionist.

  • Çfarë këshille do ju jepje lojtarëve të rinj shqiptarë?

 Punë , durim dhe besim në vetvehte.

 Kush janë pritshmëritë dhe qëllimet tuaja personale për Kampionatin Europian 2016 ?

 Unë do të jap më të mirën –  sic bëj gjithmonë dhe shpresoj të kalojmë në raundin tjetër.

  • Kush është ekipi juaj i preferuar në ‘’Euro 2016’’ ?

Them , Spanja ose Gjermania