“Ka qenë një vendim i vështirë, duke kuptuar emocionet e futbollistëve dhe dëshirën e tyre për të qenë në Europian, por jam menduar gjatë dhe jam konsultuar me stafin tim për këtë. Vendimet i marr unë, ashtu si edhe përgjegjësitë. Më vjen keq, për djemtë që u larguan. Ata janë pjesë e kombëtares dhe do të kenë shumë mundësi të tjera për të treguar më të mirën e tyre”. Trajneri i Shqipërisë Gianni De Biasi, ka nisur kështu konferëncën për shtyp, sot në orën 12.00 në kompleksin sportiv në Bad Waltersdorf në Austri.
Njeriu që ka udhëhequr Shqipërinë në eliminatoret më të suksesshme që sollën edhe kualifikimin për në Kampionatin Europian, ka pranuar se nuk ka qenë e lehtë për të, që të bënte këto zgjedhje. Por sipas tij, skuadra tani duhet të përqëndrohet dhe të shohë përpara. “Jemi përpra miqësores së fundit kundër Ukrainës dhe duhet të japim më të mirën tonë për të qenë gati për në Francë. Jam i kënaqur me atë që po tregon skuadra”, ka thënë ndër të tjera trajneri i kombëtares shqiptare Giovanni De Biasi.