Dëmtohet Xhaka, rrezikon 1 muaj pushim
Mesfushori i Kombëtares, Taulant Xhaka, pësoi një dëmtim gjatë fundjavës, kur skuadra e tij fitoi titullin, ndërsa lojtari në fjalë i la vendin Alijit në gjysmën e pjesës së parë.
Klubi i Basel-it njoftoi se mesfushori shqiptar do të qëndrojë disa javë larg fushave, por pa specifikuar ekzaktësisht afatin kohor. Pas vizitave mjekësore, vetë 25-vjeçari bëri të ditur se do të qëndrojë 4 javë jashtë fushave të lojës, por Taulantit mund t’i nevojitet edhe më tepër kohë për të qenë gati për ndeshjet në Grupin A të Euro 2016. Xhaka pritet të mungojë në miqësoret e radhës, përpara Europianit, ndaj Katarit më 29 maj dhe Ukrainës më 4 qershor, ai do të mungojë.