I pyetur për faqen zyrtare të FSHF, menjëhere pas përfundimit të ndeshjes presidenti Armand Duka deklaroi: “Fillimisht, ajo që dua të theksoj është se gabime si ai që solli golin e parë, me fillimin e ndeshjes, janë të pafalshme. Loja fillon dhe përfundon, kur sinjalizon gjyqtari. Mungesa e vëmendjes ndëshkohet dhe në Europian askush nuk ti fal gabimet”-deklaroi fillimisht Presidenti i FSHF. Më pas ai bëri një vlerësim të përgjithshëm të ndeshjes. “Në pjesën e parë pas golit të Katarit, reaguam mirë. U përpoqëm dhe e vumë nën presion kundërshtarin, duke krijuar raste për shënim, duke punuar mirë, veçanërisht në krahun e majtë, nga ku rrezikuam shumë herë. Në pjesën e dytë, nuk morëm në dorë kontrollin e lojës dhe kundërshtari, na vuri në vështirësi në mesfushë, pavarësisht se nuk `kishte kualitetin e duhur për të na goditur. Goli I Sadikut? I jashtëzakonshëm por duhet të luanim ashtu siç ai goditi”-tha ndër të tjera në prononcimin e tij Presidenti i FSHF”.
Në fund ai theksoi: “Sigurisht që ishte një ndeshje miqësore dhe jam informuar që skuadra i ka këmbët e rënduara, sepse gjatë gjithë javës ka punuar me ngarkesa. Por unë do të kërkoja më shumë impenjim dhe përqëndrim nga grupi. Ne duhet të japim gjithmonë maksimumin, në mënyrë që të kemi rezultat. Shpresoj shumë që kjo ndeshje të na ketë shërbyer për të korrigjuar. Fitorja, ato gjithmonë janë të rëndësishme për moralin. Por duhet të nxjerrim më shumë konkluzione nga kjo ndeshje”-përfundoi presidenti Armand Duka.