Ergys Kaçe mund të largohet nga PAOK

Mesfushori i Kombëtares, Ergys Kaçe mund të ketë luajtur sezonin e tij të fundit me skuadrën greke PAOK.

Mediat greke kanë shkruar se mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë ka bërë gati valixhet dhe është në pritje për ta konfirmuar skuadrën e tij të re.

Presidenti i klubit, Ivan Savvides, kërkon t’i japë fund telenovelës së bisedimeve për rinoviomin, duke firmosur largimin e tij nga Selaniku.

Gjithsesi, “Sportdog.gr” thekson se PAOK synon të përfitojë sa më shumë nga largimi i Kaçes, kontrata e të cilit skadon në verën e vitit 2017. Për të mësuar rreth të ardhmes së tij na mbetet të presim hapjen e merkatos së verës, në rast të kundërt në merkaton e janarit, ai mund të largohet si lojtar i lirë nga PAOK-u.