Ekipi kombëtar, nis sot zyrtarisht fushatën përgatitore për finalet e Kampionatit Europian “Francë 2016”. Sipas programit të deklaruar disa javë më parë nga trajneri Gianni De Biasi, zyrtarisht grumbullimi nis sot në orën 12.00. Në hotel “Falensteiner”, në Bad Walstersdorf, i cili do te jete per dhjete dite rezidenca e kombëtares shqiptare, prej dje kane nisur te mberrijne me rradhe te gjithe futbollistët. Sot, grupi do të plotesohet me rreth 20 futbollistë të cilët në orën 17.30 do të zhvillohet edhe stërvitja e parë. Sipas menaxherit të skuadrës kombëtare Alban Bushi, grupi I futbollistëve do të plotësohet më datë 29 maj kur do të mbërrijnë edhe futbollistët e fundit. Duke filluar prej nesër më datë 24 ekipi do të zhvillojë dy seanca stërvitore në ditë. E para në orën, 10.00 dhe dyta pasdite në orën 17.30. Gjithçka është në gatishmëri për zhvillimin e programit të përcaktuar nga trajneri De Biasi. Duke filluar nga nesër do të ketë çdo ditë konferencë për shtyp, me futbollistë të skuadrës, sipas një grafiku të përcaktuar, më parë.
Euro 2016, sot fillon zyrtarisht përgatitorja